Zbulohet pasardhësi i Ronaldos te Real Madrid

Eden Hazard është gati të largohet nga Chelsea për të nënshkruar me Real Madridin, sipas ish-lojtarit “blues”, Brian Laudrup. “Los Blancos” e shitën Cristiano Ronaldon te Juventusi për një marrëveshje prej 100 milionë eurosh, në fillim të kësaj jave, gjë që shkaktoi tronditje në botën e futbollit.

Një numër lojtarësh kanë qenë të informuar për të mbushur boshllëkun e mbetur nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, duke përfshirë duetin e PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe, edhe pse real Madridi është detyruar të mohojë publikisht çdo ofertë për të dy.

Hazard, i cili mund të luajë sot ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, në Belgjikë-Angli, është rruga tjetër e nxehtë. Dhe Laudrup beson se marrëveshja mund të jetë aq e mirë, sa për ta dërguar yllin 27-vjeçar në “Bernabeu”.

“Unë kam folur me Eden Hazard disa ditë më parë, ai është duke u përgatitur për një lëvizje te Real Madridi dhe kjo është një lëvizje e mirë, si për të, edhe për Realin, – tha kampioni europian i vitit 1992 për “Sportske Novosti” të Belgjikës. – Kupa e Botës e kësaj vere i dëshmoi më së miri aftësitë e tij. Përsëri në Rusi, ai tregoi se sa i mirë është”.

Duke folur më parë, vetë Hazard la të kuptohet se transferimi do të ishte me interes për të, por vetëm pasi konkurrenca në Rusi të përfundojë. “Unë mendoj se Real Madridi është ëndrra e të gjithëve, – tha belgu. – Tani për tani, jam i fokusuar vetëm te Kampionati Botëror. Siç kam thënë të paktën 100 herë, unë jam te Chelsea dhe për momentin askush nuk më ka bërë një ofertë”.

Ndërkohë, trajneri i ekipit kombëtar belg, Roberto Martinez, sugjeroi të premten se Hazard është lehtësisht i aftë të luajë në një klub si Madridi. “Është një pyetje shumë e lehtë për mua, ai është një nga futbollistët më të plotë në lojën moderne tani, – tha Martinez për gazetarët.

– Gjithkush flet për futbollistët dhe për atë që mund të bëjnë në fushë, dhe me të drejtë është shumë e lehtë për të vlerësuar se çfarë bën Eden Hazard në fushë. Ai është një nga futbollistët më të mirë në lojën një për një, di si t’i thyejë sistemet mbrojtëse poshtë, ka një koordinim të pabesueshëm. Aspekti më i madh që mund t’ju them është se jo shumë njerëz e kanë personalitetin dhe lidershipin e tij, që shkon në nivele të pabesueshme.

Ai kryeson edhe në shënimin e golave. Kurrë nuk bie nën standardet e tij, është një lojtar ekipi, me një mentalitet fitues dhe ai mund të luajë për çdo klub në botë. Tani, me pjekurinë që ka, Real Madridi mund të ndërtojë një projekt fitues rreth tij”.

Situata ka qenë e komplikuar në “Stamford Bridge” për belgun, prej disa muajve, me spekulime se trajneri Antonio Conte do të shkarkohet, gjë që u konfimua më në fund të premten. Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, e ka marrë postin, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, dhe ndryshimet pritet të jenë të bollshme për klubin e Londrës.

Disa prej lojtarëve janë ende në një gjendje “limbo”, ndërsa trajneri i ri tashmë i ka përshkruar planet e tij të transferimit për projektin që ka. Chelsea luan në “Europa League”, në vend të Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi ka përfunduar në vendin e pestë të Premier League, në sezonin e kaluar./ts/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *