Le ti themi ‘lamtumirë’ akullores tradicionale. Moda e re, nisur nga New Yorku, quhet Booza.
Është një akullore e pazakontë, si gomë për t’u përtypur dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Kjo ”çudi” e radhës vjen nga dyqani “Republic of Booza” në Brooklyn, por është përsëritje e një recete të vjetër nga lindja e mesme që daton rreth 500 vjet më parë.
Dy përbërësit që e bëjnë këtë produkt unik janë salepi dhe rrëshira, e cila kultivohet vetëm në ishullin grek të Kios.
Ky i fundit i jep akullores një lloj elasticiteti të ngjashëm me çamçakëzin.
Shijet më të reja si: karamel i kripur, çokollata e bardhë me piperin e Sichuan apo çiftëzimi i shafranit me copëza speci, e moderojnë më shumë recetën.
E ngjashme në strukturë me mocarelën, kjo lloj akulloreje mund të shijohet edhe duke e rrotulluar rreth lugës.
Mund të mos jetë e preferuar për ata që dashurojnë akulloren tradicionale, por fakti që sfidon temperaturat e larta dhe nuk shkrin, e ka bërë një ‘must’ të kësaj vere.