Shpejtësia në maksimum, Tiranë-Durrës “fluturojnë” makinat

Kontrollet për shpejtësi gjatë natës së djeshme duke u gdhirë dita e sotme, kanë çuar në kapjen e makinave që ecin me shpejtësi të madhe.

Një prej tyre është edhe një shofer që është ndaluar nga policia duke ecur me 204 kilometra në orë.

Mjeti po udhëtonte me shpejtësi 204 km/orë në rrugën Tiranë-Durrës.

‘Foto qe s’ka fjalë e arsye ta arsyetojë. Kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës’, shkruan policia në faqen e Facebook ku ka bërë publike edhe foton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here