Nishani: Standardi i dyfishtë rrezikon të shkatërrojë Vetingun, vendimet do ti rrëzojë Strasburgu

Ish-Presidenti Bujar Nishani vlerëson se “në 70 përqind, Vetingu ka funksionuar”, por po përdoret standard i dyfishtë dhe kjo rrezikon të hedhë në erë procesion.

Nishani u shpreh ka vendime që nëse animohen në Gjykatën e Strasburgut, atëherë subjektet e rivlerësimit do të fitojnë të drejtën të rikthen në detyrë.

Standardi i dyfishtë

“Ka pasur raste sporadike që kanë tronditur. Në aspekte të përgjithshme kanë vënë kritere shumë të forta. Por, më mirë se sa me kritere më të buta, që kanë realizuar një dyzim. Vetingun mund ta hedhë në erë standard i dyfishte. Përshembull si u trajtua një prokurore e Shkodrës që u gjykua dhe s’kualifikua për shkak të një fuoristrade të përdorur që kishte blerë, vetëm atë makinë të përdorur nuk justifikonte dot. Pastaj pamë gjykatës se larte qe s’justifikonin dot disa apartamente ne bregdet, jo vetëm të tyret po edhe të bashkëshorteve apo bashkëjetuesve, dhe ata e kaluan vetingun. Ky është standard i dyfishte”, tha Nishani në emisionin “Java” në RTSH.

Strasburgu do u japë të drejtë

Ish kreu i shtetit tha se ka njerëz të cilët bëjnë vetingun që janë të patrajnuar për këtë punë.

“Në apsketin profesional s’kishin trajnimin për të bërë gjykatësin. Dimensioni i vetingut ka tre shtylla: vlerësimin profesional, vlerësimin e integritetit dhe vlerësimin e pasurisë. Në 70-80 përqind, shkarkimet janë bazuar vetën në kriterin e pasurisë. Shumë nga këta që janë gjykuar vetëm nga ky aspekt do ta fitojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, për tu rikthyer në punë, për proces të parregullt”.

Parashikoni kaos?

Kësaj pyetje, Nishani iu përgjigj: Kanë dhënë shenja të një kaosi që mund të vijë. Shikoni gjykatën Kushtetuese. Se shikoj ngërçin e mosfunksionimit te shkarkimet, po për shkak të mos mundësisë së rekrutimit të anëtarëve të rinj. Nëse do rekrutojmë anëtarë të rinj, do ishte mekanizmi, s’do kishte ngërç, problemi është që ne s’kemi gati mekanizmin për ta mbushur gjykatën Kushtetuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *