Moti sot e nesër, zbulo surprizat që iu presin

E shtuna vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por sërisht pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet Veri – Juglindje, ndërsa mundësia për shira paraqitet e pakët.

Sipas Meteoalb: E diela, mbetet e kthjellët në bregdet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten shira afatshkurtër.

Kjo fundjavë nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C mëngjesi më i freskët në Juglindje deri në 35 – 36°C, maksimumi termik në zonat Perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *