Merkatoja e Botërorit, nga Pickford te Rebic… Golovin!

Botërori i futbollit po i shërben emisarëve të shumë ekipeve europiane për të gjetur elementë cilësorë në merkato, që deri më tani nuk ishin vënë plotësisht në dukje dhe kanë spikatur jo pak talente që të paktën kanë dyfishuar çmimin e tyre në treg. Xhordan Pikford është nga ata që ka fituar më shumë admirues mes ekipeve që duan një portier të ri.

Talenti i kombëtares angleze zbarkoi një vit më parë te Everton për 29 milionë Euro por basti i fituar i trajnerit Sauthgejt tani ka vëmendjen e shumë gjigantëve kontinentalë.

Një zbulim ishte mbrojtësi i Shtutgartit Pavard, që shënoi një nga golat më të bukur të turneut. Francezi kandidohet për krahun e djathtë të mbrojtjes në një skuadër në Champions. Bajern, Totenhem dhe dy ekipet e Mancester kanë nisur të interesohen.

Një ikonë e Anglisë në këtë botëror, Heri Meguajër do të kthehet në shtëpi për të firmosur rinovimin tashmë të majmë te Lester Siti. Por aftësitë e tij në luftën në ajër dhe taktika po tërheqin ekipet më të mëdha të Premier Ligës.

Ante Rebiç kaloi pa lënë shenjë te Fiorentina por në këtë botëror është rritur shumë, ashtu si vlerësimi në merkato që kap 50 milionët. Nuk do të qëndrojë te Ajntrahti i Frankfurtit pas finales, pasi Bajern dhe të tjerë e duan me ngulm.

Golovin ishte transferimi më i diskutueshëm i botërorit, deri kur Ronaldo te Juve cilësohet diçka e çmendur. Por për momentin mesfushori rus i kthyer në hero kombëtar pas paraqitjeve këtë verë, është shumë pranë Celsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *