Fansat e Prince kanë kohë deri më 21 korrik për të blerë një ose më shumë nga sendet e këngëtarit që humbi jetën dy vjet më parë. Objektet e tij personale janë nxjerrë në ankand nga Heritage Auctions, në faqen e të cilit është e mundur që t’i blesh online.
Ndër to është një kopje personale e “Purple Rain” të cilën e mbante këngëtari, ku çmimi fillestar është 1.500 dollarë. Ndërsa Bibla e tij nxirret në ankand me 3.500 dollarë.
Në koleksionin që është vënë në shitje nga ish-truproja i tij nuk mungojnë rroba, bizhuteri, aksesorë të ndryshëm dhe një kostum mëndafshi blu. Ky i fundit nis nga 10 mijë dollarë. Kujtojmë rreth dy muaj më parë u shit në ankand dhe një kitare e verdhë e këngëtarit për 225 mijë dollarë.