Fyeu Presidentin Erdogan gjatë një koncerti, burgoset këngëtarja e njohur turke

11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren dhe aktoren turke Zuhal Olcay për “fyerjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan”.

Gjykata e lartë e revokoi më parë vendimin për dënimin e Olcay në 10 muaj burgim, të vendosur më herët nga Gjykata Penale 46, dhe e rriti dënimin me një vit e dy muaj përpara se të përfitonte ulje dënimi për shkak të sjelljes së mirë në burg.

Pavarësisht nga thirrjet e Olcay për një masë tjetër përveç qelisë, ajo mori dënimin me burg pasi gjykata vendosi se kishte “ofenduar me dashje presidentin”.

Dënimi u shty dhe Olcay iu nënshtrua një viti dhe gjashtë muaj dënim me provë, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

Padia kundër Olcay për “fyerje” të Erdoganit u ngrit pas një koncerti, duke kërkuar dënimin me 4 vite burg.

Aktakuza e përgatitur nga Prokuroria e Stambollit thotë se Olcay kishte bërë një gjest fyes ndaj Erdoganit gjatë një koncerti në lagjen Kadıköy të Stambollit më 5 gusht 2016.

Olcay u akuzua gjithashtu për rishikimin e tekstit të këngës “Boş Vermişim Dünyayı” (I Let Go of the World) për të kritikuar Erdoganin, duke krijuar një gjest me dorë për të shoqëruar melodinë. Sipas pamjeve, tekstet e rishikuara thonë: “Rexhep Tajip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash “Kam pasur një ëndërr”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *