Strakosha ka prezantuar fanellat e reja të skuadrës së Lacios. Kjo është një shenjë e qartë se shqiptari do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit kryeqytetas. Zërat e merkatos e çonin atë te Liverpuli ose në Bundesligë, por veprimi i fundit dikton qartë se te Lacio besojnë shumë te gardiani i kombëtares. Srakosha gjithashtu ka dhënë edhe një prononcim për mediat.
Mund të kishim pasur një verë më të mirë nëse do të fitonim ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Interit, por e vetmja gjë që do të bëjmë, është të mendojmë për të ardhmen. Ka pasur shumë interesime nga skuadrat e ndryshme për mua, por te Lacio ndihem mjaft mirë. Jam si në shtëpinë time, pasi ata më kanë respektuar dhe mbrojtur gjithmonë.
Për Botërorin
Finalja do të jetë një ndeshje me nivel të lartë kam përshtypjen, duke ditur se Kroacia ka një skuadër me lojtarë cilësorë dhe duhet të provojë se është një ekip me nivel të lartë dhe se finalen e kanë merituar. Gabimet e portierëve do t’i konsideroja normale pasi çdo futbollist gabon, por kur gabon portieri, atëherë komentohen më shumë.
Objektivat
Ne kemi të njëjtin qëllim si në sezonet e tjera. Do të nisim sezonit duke luftuar për të realizuar ëndrrën e tifozëve për të parë Lacion në Ligën e Kampionëve. sa i përket fanellave të reja, janë vërtetë të bukura”, u shpreh Strakosha.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/foto-strakosha-prezanton-fanellat-e-reja-te-lacios-duam-ligen-e-kampioneve/