Aktori i Portokallisë zbulon se kujt i ka ngjarë Ajka, Besit apo Xhensilës?

Më 12 korrik, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj solli në jetë vajzën e saj, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Xhensila dhe babi Besi janë shumë të lumtur që më në fund janë bërë prindër për herë të parë.
Untitled-2
Gjatë shtatzënisë, Xhensila u përpoq që deri në muajin e shtatë të mos tregonte asgjë rreth pritjes së ëmbël. Mirëpo, duke qenë e “pamundur” fshehja e shtatzënisë, Xhensila më pas e pranoi dhe deri para dy ditësh kur solli në jetë vajzën, Xhensila ka qenë mjaft aktive në Instagram, duke publikuar foto të ndryshme.

 

 

Tashmë që ka lindur vajza, Xhensila me siguri nuk do e ekspozojë menjëherë Ajkën e vogël. Kurioziteti për të mësuar se kujt i ngjan e vogla e familjes së Besit dhe Xhensilës është i madh. Një nga aktorët e “Portokallisë”, Olsi Bylyku mesa duket ka vizituar në maternitet Ajkën, ku më pas na ka treguar edhe kujt i ngjan ajo. Pasi uron Xhensilën dhe Besin për lindjen e vajzës, ai shkruan se Ajka ia paska këputur kokën Besit.

“Mirëseerdhe në jetë Ajka. O Zot, dhuroji shëndet e jetë. Ta ishte këput kokën @beskallaku”,-shkruan në foto aktori i Portokallisë. Me siguri Xhensila është e gëzuar dhe e mërzitur nga ky fakt. Besi nga ana tjetër është në qiellin e shtatë, që Ajka në ditët e para të jetës i ngjan babait. Më vonë nuk i dihet…kështu që Xhensila, ka shpresë edhe për ty!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here