7 vjet pas vdekjes publikohen foto të reja të Amy Winehouse, shfaqet e lumtur

Ndonëse kanë kaluar 7 vjet nga vdekja e këngëtares së njohur britanike, Amy Winehouse ditën e djeshme janë publikuar në internet disa foto të reja të saj.

Kanë qenë varësia nga droga dhe problemet mendore që e shtynë drejt vdekjes këngëtaren në vitin 2011, kur ishte në kulmin e rinisë vetëm 27-vjeçe.

4E2B374E00000578-5947843-During_her_career_Winehouse_won_awards_including_five_Grammy_Awa-a-111_1531424763639
Në fotot e pa publikuara më parë, Amy shfaqet në plazhin Santa Lucia në Karaibe. Fotot janë realizuar në vitin 2009.

Seti përmban 85 foto me ngjyra dhe bardhezi, ndonëse shumë pak prej tyre janë publikuar nga miku i saj më i ngushtë, Blake Wood shkruan Daily Mail.

4E2B372E00000578-5947843-image-a-66_1531418554884

Në shumë pak vite, Amy Winehouse arriti të ketë një karrierë të jashtëzakonshme muzikore. Suksesi i parë ishte publikimi i albumit të parë “Frank” në vitin 2003 dhe theu rekord shitjesh me albumin “Black to Black” në vitin 2006.

4E2B375F00000578-5947843-image-a-61_1531418542013

Gjatë karrierës së saj, Amy fitoi çmime të rëndësishme, përfshirë 5 çmime “Grammy Awards”, çmimin për albumin më të suksesshëm dhe në vitin 2008 çmimin e “Music Award” si këngëtarja më e mirë femër “Pop & Rock”. Këngëtarja britanike u gjet e vdekur në 23 korrik të 2011-ës në shtëpinë e saj në Londër.

4E2B377200000578-5947843-image-a-60_1531418535256

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *