VIDEO/ Liverpooli e bën zyrtare, Xherdan Shaqiri vesh fanellën e klubit të madh anglez

Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht është lojtar i Liverpoolit.

Futbollisti nga Gjilani sot ka bërë testet mjekësore te Liverpooli, ndërsa në orën 22:00 klubi anglez e ka zyrtarizuar atë si lojtar të tyre.

Finalisti i Ligës së Kampionëve e ka transferuar Shaqirin nga Stoke City dhe për shërbimet e tij ka paguar 13 milionë paund.

Shaqiri te Liverpooli do të mbajë fanellën më numër 23, numër i fatit i tij, një numër që ai e mban të veshur edhe kur luan për Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *