U dëmtua para Botërorit, mbrojtësi i Francës meriton një medalje

Laurent Koscielny ishte një nga mungesat e Francës për Botërorin rus.

Mbrojtësi i Arsenalit humbi shanset për të luajtur në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi, por me sa duket ka refuzuar edhe ftesën e Federatës për të qenë i pranishëm në finale duke parë edhe kontributin që ka dhënë për zbarkimin e “Gjelave” në Rusi.

Nuk besoj se do të shoh djemtë në stadium të dielën. Dëshira është e madhe, por jam duke u riaftësuar nga një dëmtim delikat dhe nuk dua të rrezikoj duke bërë spostime kaq të largëta. Po vijoj fazën riaftësuese dhe nuk dua të ndalem, megjithatë do të jem tifozi i parë i Kombëtares, fundja nëse fitojmë, një medalje e meritoj edhe unë”, tha Koscielny.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *