Spahiu, Ramës: Si nuk na njoftove 5 vjet për një rrugë apo vepër të mbaruar…

Deputeti i LSI-së Perparim Spahiu ka ironizuar Kryeministrin Rama lidhur me mungesën e plotë të investimeve në infrastrukturë gjatë 5 viteve të qeverisjes socialiste.

Më tej ai është ndalur te vonesat e punimeve në mbikalimin e Milotit duke shtuar se “nëse një gjë e tillë do ndodhte, vijon Spahiu, shfaqja propagandistike do ishte një minutë por sa një film”.

Ja postimi i plotë i Perparim Spahiu  

“Po si nuk na njoftoi për një vepër apo rrugë të mbaruar, në 5 vite….

Dhe sot na njofton që mbikalimi i Milotit “Do Të Mbarojë” së shpejti….

Mendo sa kohë do të duhej për të lidhur Milotin dhe Shkodrën me autostradë dhe jam i sigurt që nëse Do Ta bënte ndonjëherë, shfaqja do të ishte jo një minutë por sa një film….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *