Shfaqet Isa Mustafa, ja sa ka ndryshuar

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duket se tashmë është shëruar dhe në këtë mes ku ndodhet është mjaft i lumtur.

E si mos të jetë kështu ku gjithë këta nipër dhe mbesa e kanë rrethuar atë duke i dhënë dashurinë më të madhe.

Djali i tij Besniku, së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetin social ‘Facebook’, ku Isa Mustafa shihet me nipa dhe mbesa në shtëpinë e tij.

Ish-kryeministri dhe tashmë kryetar i LDK-së, për muaj të tërë kishte qenë për shërim në shtetin e Gjermanisë.

Ai është kthyer nga Gjermania para disa muajsh, dhe tashmë po qëndron në vilën e tij në Prapashticë, duke mos marrë në pothuajse asnjë aktivitet të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here