Ronaldo u bën drejtuesve të Juventusit kërkesën e parë

Cristiano Ronaldo ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Portugezi i dha fund qëndrimit prej nëntë viteve te Real Madridi, për t’u transferuar te Juventusi në Serie A.

“Zonja e Vjetër” pagoi 105 milionë euro për shërbimet e futbollistit më të mirë në botë.

Pak ditë pas zyrtarizimit te Juventusi, ka ardhur edhe kërkesa e tij e parë.

Ronaldo u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit që të shqyrtojnë mundësinë e transferimit edhe të mbrojtësit të Real Madridit, Marcelon.

Braziliani dhe CR7 kanë pasur raporte të mira te Real Madridi, dhe kjo mund të ndikojë në vendimin e mbrojtësit brazilian.Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *