Real Madrid kërkon rikthimin e James Rodriguez, Bayern Mynchen i bën ‘bllok’

Mediat në Spanjë kanë shkruar sot se Real Madrid kërkon rikthimin e James Rodriguez i huazuar për dy vite te Bayern Mynchen.

Klubi madrilen pas shitjes së Cristiano Ronaldo-s po kërkon të transferojë më shumë se 1 ‘yll’ për të zëvendësuar portugezin. Sipas “AS” edhe kolumbiani nuk është i lumtur te Bayern dhe për këtë arsye marrëveshja mund të kryhet.

Ndërkohë një arsye tjetër përse James mund të zgjedh të rikthehet është se Zinedin Zidan, trajneri që nuk e përzgjidhte në formacionin titullar, u largua në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi Bayern sezonin e kaluar e huazoi mëngjarashin për 2 sezone, por me të drejtën e blerjes. Kjo është një pikë që mund të frenojë transferimin. E vetmja mënyrë për ta rikthyer në “Bernabu” është që lojtari në fund të sezonit tjetër të refuzojë çdo ofertë të gjermanëve.

Një histori e ngatërruar e cila mund të zgjidhet me dakordësinë e dy klubeve, që gjithsesi në këtë rast mendohet se nuk do të vijë. Menjëherë pas këtij lajmi gjermanja ‘Blind’ ka hedhur poshtë pretendimin se James nuk është i lumtur në “Allianz Arena” dhe se ai është ende i bindur për të qëndruar te Bayern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *