Një ëmbëlsirë në hapësirë

Një tortë po lundron në hapësirë në këtë orë. Nuk është një shaka dhe as një skenë filmi.

Bëhet fjalë për një projekt bamirësie të organizuar nga shkolla fillore angleze St. Anselm’s Preparatory School në Derbyshire për të ndihmuar një shoqatë të blejë qen guide për njerëzit që nuk shohin.

Ëmbëlsira në orbitë, është një recetë tradicionale e zonës që quhet Bakewell puding, me bazë reçeli dhe brumë bajamesh.

Pas muajsh përgatitjeje, nxënësit kanë lidhur ëmbëlsirën me një tullumbac të mbushur me hidogjen, duke hspresuar që të kalojë 34 mijë metra lartësi.

Pasi ka arritur 15 mijë metra lartësi, nxënësit kanë humbur çdo kontakt me objektin, pavarësisht faktit se ka patur videokamera dhe mjete për të matur temperaturën, presionin dhe lartësinë.

Në kuadër të eksperimentit, vitin e kaluar, shkolla kishte provuar të çonte në hapësirë një top. Por, kjo provë kishte dështuar dhe objekti përfundoi në kopshtin e një banese private.

Falë inisiativës dhe ndihmës së sponsorizuesve vendas, u mblodhën rreth 1600 paundë, të destinuara për organizatën.

Siç ka nënvizuar drejtuesja e shkollës, Liz Scott, intervistuar nga BBC, “Kjo ishte një mundësi unike për nxënësit e rinj. Ide të vogla si këto lejojnë mbledhjen e shumë parave dhe kanë impakt në shoqëri”.

Me pak fjalë, nëse ju rastis të shihni një tortë kur ngrini sytë nga qielli, mos u shqetësoni: është vetëm pudingu që po kthehet në Tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *