Neymar për Mbappe e Rakitic: Nuk e fsheh dot, do doja të isha njëri prej jush

Neymar u ka kushtuar një status në rrjetet sociale dy shokëve të tij, Kyalian Mbappe-s dhe Ivan Rakitic-it, të cilët do të luajnë në finalen e Botërorit.

Braziliani i cili nuk mundi të kalonte më tej se çerekfinalet me ekipin e tij kombëtar, përveçse u uron fat, nuk e mohon se do të donte që të ishte njëri prej tyre të dielën.

“Shokët e mi, Kylian Mbappe dhe Ivan Rakitic… Ne e dimë sa e vështirë është të shkosh atje, tani shijojeni dhe bëni qejf, ia vlen. Jam shumë krenar për të dy ju dhe jam shumë i emocionuar për të parë reagimet e tifozëve nga të dy vendet, Franca dhe Kroacia, për të festuar këtë sukses.

Nuk mund ta mohoj dot, do të doja të isha njëri prej jush në fushë, por kjo Kupë Bote nuk ma dha mundëisnë. Ajo qëndron në Katar …

Jam këtu mes tifozëve për “Djaloshin tim të Artë” dhe partnerin te Barcelona. Shpresoj që të kënaqeni shumë të dielën, pa harruar se ky është një kompeticion dhe pavarësisht rezultatit ju jeni tani kampionë.

Jam shumë krenar t’ju kem juve shokë dhe bota e futbollit duhet të jetë krenare për këtë finale të madhe. Paçi fat!!”-përfundon Neymar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *