Mbyllnin dy binjakët e vegjël në kafaz, se i pengonin në punët e shtëpisë, arrestohen prindërit

Dy të mitur 3-vjeçarë janë gjetur të mbyllur brenda një kafazi të vogël prej druri nga policia në juglindje të Brazilit.

Kur u pyetën nga autoritetet, prindërit e binjakëve thanë se kishin mbyllur fëmijët në arkë në mënyrë që të punonin në bujqësi si edhe të bënin punët e shtëpisë pa u penguar.

Policia në qytetin Aparecidinha bëri zbulimin tronditës pas një telefonate anonime ku thuhej se prindërit i mbanin rregullisht fëmijët e tyre në kafaz.

Në media është postuar foto kur djemtë u gjetën brenda në kafazin e drurit.

Mamaja e tyre, 37 vjeç dhe babai, 40 vjeç janë arrestuar për keqtrajtim të të miture, ndërsa djemtë janë në kujdesin e shërbimeve sociale lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *