De Biazi i zhgënjyer nga Polonia: E mësova prej gazetave, të paktën të më kishin telefonuar

Giani De Biazi pavarësisht se e kishte mohuar më parë ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Polonisë. Tani që kjo kombëtare zgjodhi teknikun e ri, ish-numri 1 i pankinës së Shqipërisë është shprehur i zhgënjyer.

Në një intervistë për “RMC Sport”, De Biazi tha se diçka e tillë i kishte ndodhur edhe 2 vite më parë me Italinë. “Dy vite më parë isha shumë pranë Italisë, dhe ndodhi e njëjta situatë. Pothuajse isha zgjedhur trajner i Polonisë, më pas federata zgjodhi një trajner polak.

Ndihem i zhgënjyer. Më mirë të ma thonin me telefon, se sa ta mësoja nëpërmjet gazetave diçka të tillë. Në këtë moment nuk është se kam preferenca, mes një klubi apo një kombëtareje. Thjesht dua të trajnoj dhe të arrij qëllimet e mia sërish” – deklaroi De Biazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *