Alarm, mos i hani këto drithëra, përmbajnë salmonela

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportonjë se një lloj drithërë shumë popullore e Kellogg është e lidhur me infektimin e 100 njerëzve në 33 shtete me salmonela.

CDC njoftoi të enjten konsumatorët që të mos konsumojnë drithërat Honey Smacks.

“Mos i hani këto drithëra,”-shkruan agjencia duke shtuar se ka gjetur salmonelë në mostrat e Honey Smacks, që është tërhequr në mënyrë vullnetare nga Kellogg që nga mesi i qershorit.

CDC thotë se pavarësisht nga data e skadimit, drithërat duhet të hidhen ose të kthehen tek një shitës me pakicë për rimbursim.

CDC raporton se të paktën 30 prej njerëzve të infektuar me salmonela janë shtruar në spital. Të infektuarit me salmonela kanë ethe, dhimbje ose diarre brenda 12 deri 72 orëve të ekspozimit ndaj baktereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *