Pritjes së ëmbël për çiftin i erdhi fundi!
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë mesditën e sotme prindër për herë të parë.
Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se emri me të cilin është pagëzuar e vogla është Ajka. Në gjuhën shqipe ajka ka kuptimin e pjesës më të mirë, e cila është përzgjedhur me kujdes.
Dy ditë më parë Besi dhe Xhensila treguan përgatitjet e fundit që po bënin për të mirëpritur të voglën e tyre. Xhensila publikoi në Instastory një foto ku tregonte se si po e zbukuronte dhomën e vogëlushes së saj.