Trajneri i Mariborit i trembet Partizanit për ndeshjen e kthimit

Maribori arriti të fitonte takimin e parë ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, duke e mundur me rezultatin 1-0.

Tashmë kualifikimi është lehtësuar akoma më tepër me këtë fitore në transfertë për ekipin e Mariborit, megjithatë të njëjtin mendim nuk ndan trajneri Milaniç.

Ai shprehet se duke parë lojën e zhvilluar në ditën e sotme, asgjë nuk mund të quhet e sigurt sa i përket kualifikimit.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne ndaj Partizanit, megjithatë na vjen keq që nuk shënuam që në pjesën e parë. E rëndësishme është që e fituam takimin.

Do të jenë edhe 90 minuta, asgjë nuk është e sigurt. Duke parë ndeshjen e sotme, mund të them se asgjë nuk e sigurt, por ne do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve, për të kërkuar fitoren në ndeshjen e radhës”, ka thënë Milaniç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *