Spahiu: Paratë e drogës po shkatërrojnë biznesin, pastrimi i tyre përmes lejeve të ndërtimit

Deputeti i LSI-së Perparim Spahiu ka reaguar ndaj raportit të fundit të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet e Antidrogës italiane lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Spahiu shkruan se biznesi i ndershëm konkurohet nga milionat e ardhura nga trafiku i drogës ndërkohë që edhe dhëni9a e qindra lejeve të ndërtimit është një skemë e pastër e pastrimit të parave të drogës.

Në reagimin e tij deputeti Spahiu ngre dhe shqetësimin tjetër: “A guxon njeri të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale apo dhe të parakoshmee qofshin me këtë Qeveri..?”

Ja postimi i plotë i Perparim Spahiut

“Raport skandaloz nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali.

Për vitim 2017

Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016.

Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej.

Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë.

Përveç mariuanës shqiptarët vinë të dytët ndër persoant e arrestuar në Itali për trafik dhe shpërndarje të kokainës.

Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat renditen mes atyre më aktive.

Tani kush më thotë a shpjegon se si mund të funksionojë normalisht një ekonomi si e jona, kur biznesi i ndershëm konkurohet nga milionat e eurove të drogës?

A ka shpjegim tjetër dhënia e qindra lejeve të ndërtimit përveçse një skeme të pastër të pastrimit të parave?

A ka shpjegim tjetër rënia e Euros kundrejt Lekut, si dëm direkt i prodhuesve dhe eksporetuesve në vënd?

Dhe kryesorja e më e rrënda:

A guxon njeri të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale apo dhe të parakoshmee qofshin me këtë Qeveri..?????”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *