Sërish klandestinë nga Lindja e Mesme, 15 sirianë dhe irakianë ndalohen në Korçë

Rreth 15 emigrantë të cilët kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme janë ndaluar nga patrulla të policisë kufitare të rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit.

Emigrantet kanë kaluar kufirin me synimin që të mbërrijnë në rrugët nacionale dhe për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE. Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të policisë kufitare që monitorojnë kufirin.

15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës në qendrën e azilkërkuesve ne Babrru pasi të gjithë këta shtetas me shtetësi siriane dhe irakianë kanë kërkuar azil në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *