“Rritje page ose largohem”, ‘ylli’ i Barcelonës i vendos kusht presidentit

Ylli’ i skuadrës së Barcelonës në mbrojtje Jordi Alba mund të largohet këtë merkato vere nga klubi katalanas.

Arsyeja është se futbollisti prej kohësh ka kërkuar rritje të pagës, por përveç premtimeve nuk ka marrë asgjë më shumë. Për këtë arsye së fundmi, sipas “DonBalon” i ka vendosur kusht presidentit Bartomeu: “Ose rritje rroge ose largohem”.

Po sipas këtij burimi mësohet se për lojtarin ka një interes nga Manchester United, me anglezët të cilët prej kohësh po kërkojnë një lojtar në atë krahë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *