Revoltohen tifozët e Luftëtarit për humbjen 5-0: Turp, e shitët ndeshjen

Tifozët e Luftëtarit nuk e kanë kapërdirë dot turpërimin e skuadrës së tyre në Ligën e Europës përballë estonezëve të Ventspilsit, teksa u mundën 5-0.

Të gjithë golat u pësuan në pjesën e parë dhe ngjallën dyshime të mëdha.

Fundja, kur u dënuan kampionët në fuqi me 10 vite dhe një milionë euro pikërisht për trukime, asgjë nuk përjashtohet.

Disa tifozë kanë shpërthyer në rrjetet sociale dhe e kanë cilësuar si një ndeshje të shitur dhe kanë kritikuar edhe drejtuesit e klubit.

Disa të tjerë ia kanë vënë fajin trajnerit që nuk njeh skuadrën dhe presidentit Tavo që sipas tyre u nxitua kur hoqi Hasan Likën.Image

Përtej kësaj, humbja e Luftëtarit me 5 gola të pësuar që në pjesën e parë, la një shije të keqe.

Skuadra gjirokastrite vërtetë ishte debutuese dhe mund ta kish humbur takimin, por minimalisht mund të kishte luftuar pak më shumë për dinjitetin e vet dhe për qytetin që përfaqëson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *