Real Madrid – Juventus, merret vendimi nëse do të luajë Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi portugez do ta humbë përballjen me ish skuadrën e tij në ndeshjen e cila do të luhet më 5 gusht në FedEx Field të Landover, në Washington, shkruajnë mediat spanjolle.

Pas pushimeve Ronaldo do të udhëtojë drejt Torinos për të nënshkruar me Juventusin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here