Rakitic: Kjo është arsyeja përse humbi Anglia

Ivan Rakitic ka analizuar fitoren ndaj Anglisë dhe kualifikimin në finalen e Kupës së Botës.

Mesfushori ka thënë se Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen, ndërsa në fund u mposhtën nga Kroacia me rezultatin 2-1.

“Duhet të jeni më korrekt. Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen prandaj edhe humbi. Kishin vetëbesim të tepruar dhe e pësuan”, tha fillimisht Rakitic.

“Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshej perfektë. Nëse jemi në finale, është pse duhet ta fitojmë”, u shpreh ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *