Policia masa të ashpra për ndeshjen Partizani-Maribor. Ja rrugët që do bllokohen

 

Policia e Tiranës ka marrë masat të ashpra para ndeshjes ndërmjet Partizanit dhe Mariborit e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Europa Legues.

Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 17:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” ndërsa uniformat blu nuk do të lejojë shtetasit me çakmak, çelsa dhe sende të tjera të forta.

Njoftimi i Policisë për rrugët që do të bllokohen:

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 20:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 16:00 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit” dhe mbërritjes së tij në stadium janë:

Nisja nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” dhe kalimi përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Sulejman Delvina” dhe deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Për të gjithë ata shtetas të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo do përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë saksione ligjore ndaj tyre.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmendura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *