Mesfushori i Juventusit drejt largimit, është mes Monakos dhe SHBA-së

Klaudio Markizio po kalon orët e fundit si lojtari i Juventust. Me ardhjen e Emre Çan, shanset e tij për të pasur një rol si protagonist janë zbehur. Markizio, tashmë 32-vjeç do ta kërkojë “fatin” e tij larg Torinos.

Dilema e tij është mes Europës dhe SHBA-së. Në Europë interesohet Monako për mesfushorin, ndërsa ofertat nga SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mungojnë. Gjithçka është në dorë të Markizios, i cili ka një jetë me fanellën juventine mbi supe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *