Mediat italiane zbulojnë të ardhmen e Arlind Ajetit

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, mund jetë pjesë e Crotones edhe në Serinë B.

Mediat italiane raportojnë se skuadra që ra nga Serie A është me bisedime me Torinon, e cila disponon kartonin e Ajetit.

Mbrojtësi 24-vjeçar ishte pjesë e Crotones sezonin e kaluar ku u aktivizua 21 ndeshje titullar.

Pavarësisht se nuk arriti të siguronte dot mbijetesën, klubi italian kërkon të ketë shërbimet e shqiptarit edhe në Serinë B.

Lajmi është bërë publik nga “gianlucadimarzio.com”, duke e cilësuar si të mundshëm rikthimin e Ajetit te Crotone.

Torino nuk e ka në plane mbrojtësin, ndaj ai duhet të gjejë një skuadër të re.

Me shumë gjasa në sezonin e ardhshme do të aktivizohet te Crotone në Serinë B, e cila do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *