Marshim për Teatrin sot në orën 18:30 para Kryeministrisë: “Ne jemi njerëz të lirë!”

Qytetarët nga i gjithë vendi janë thirrur sot përmes rrjeteve sociale, në një protestë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe pronën publike dhe mos lejuar ngritjen e kullave në vendin e tyre, sipas projektit të qeverisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar në Fb se sot, ditën e enjte,  qytetarët të bashkohen në orën 18:30 te sheshi i Teatrit për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë dhe Presidencës.

Sipas thirrjes, me qindra artistë, intelektualë dhe aktivistë, t’i tregojnë grushtit të vogël të njerëzve me pushtet se në Shqipëri ka ende njerëz të lirë; t’i kërkuar Kryeministrit të tërhiqet dhe Presidentit të kthejë mbrapsht ligjin e turpshëm të miratuar ditën e enjte nga Parlamenti.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here