Marcelo – Juventus, veprimi i brazilianit po tërbon Realin e Madridit

Cristiano Ronaldo tashmë është zyrtarisht lojtar i Juventusit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” shpreson të bindë Marcelon që t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”.

Së fundmi media pranë Juventusit, “Tuttosport” raporton një fakt interesant pasi Marcelo ka bërë “follow” (ndjek) faqen zyrtare të Juventusit.

Gjithashtu mbrojtësi brazilian ka pëlqyer postimin zyrtar ku u konfirmua se Ronaldo ka nënshkruar me Juventusin.

Raportohet se Ronaldo tashmë e ka diskutuar me trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri, idenë për të bërë ofertë për mbrojtësin brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *