“Lumenj” kanabisi në Itali nga Shqipëria/ Monika paralajmëron Ramën: LSI ka një plan, për tre muaj…

Për raportit të bërë publik nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, ku thuhet se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, ka reaguar edhe kreyatrja e LSI, Monika Kryemadhi.monika-kryemadhi-1

Ky raport duhet të na zgjojë dhe të reflektojmë së bashku, të parat nënat, të bëhemi bashkë që të shpëtojmë të ardhëm e fëmijëve tanë. Ky kryeministër po shkatërron vendin. Raporti i fundit është dëshmia e qartë se ky e ka çuar ai vendin.

Askush më parë nuk ka qenë kaq i përfshirë në llumin e trafikimit, askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant.

LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore…

Çmontimi i kësaj qeveria, hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku”, është shprehu ajo në një komunikatë për shtyp”, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *