Librat falas, MAS: Përfitojnë 125 mijë nxënës, shpërndarja para 17 shtatorit

125 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën do të përfitojnë libra falas vitin e ri shkollor 2018-2019.

Duke folur për vendimin e qeverisë për librat falas, drejtorja e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini tha se libra falas do të vijojnë të përfitojnë edhe kategoritë në nevojë.

Gjini: Librat do të shpërndahen nëpër shkolla përpara datës 17 shtator. Librat do të kthehen sërish nga nxënësit. Nëse dëmtohen, nxënësit do të paguajnë.

Vendimi i qeverisë për librat falas do ti kushtojë buxhetit të shtetit 610 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *