Legjenda e futbollit kritika të forta ndaj Neymar: Sa më shpejt ta kuptojë këtë, aq më mirë do jetë

Skenat teatrale të yllit brazilian Neymar gjatë Kupës së Botës në Rusi nuk i kanë pëlqyer askujt.

“Kur ka shumë teatër, nuk të ndihmon shumë për të fituar,” shprehet ish-sulmuesi i klasit botëror nga Holanda Marco van Basten.

“Nuk është një sjellje e mirë, është më mirë kur jep më të mirën tënde. Këtë duhet ta kuptojë Neymar,” shprehet kampioni i Euro 1988.

Neymar ka marrë kritika edhe nga ish-lojtarë dhe analistë të tjerë për ekzagjerimet e tij në Kupën e Botës.

Fenomeni Ronaldo u shpreh disa ditë më parë se priste më shumë nga lojtari i PSG.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *