Ishte me familjen për pushime, humb jetën në Sarandë 13-vjeçari nga Italia, mister shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një fëmijë, 13 vjeç nga Italia ka humbur jetën sapo ka marrë tragetin Sarandë-Korfuz.

Ai ishte bashkë me prindërit. Fëmija mësohet se ishte pjesë e një grupi prej 30 turistësh italianë që kishin vizituar Sarandën ditët e fundit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje te rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *