Humb jetën 13-vjeçari italian në Sarandë, mjekët: Për 60 minuta u munduam ta mbajmë në jetë…

Ka nderruar jete nje 13-vjeçar italian i cili ndodhej ne Sarande me pushime bashke me familjen.

Lorenzo Kalabreze, do te udhetonte bashke me prinderit ne nje grup prej 30 turistesh italiane nga Saranda ne Korfuz.

Deri sa ka qene ne port nuk ka pasur shqetesime por sapo ka hyre ne traget nuk eshte ndier mire.

Eshte njoftuar ambulanca dhe policia qe e kane transportuar ne spital ku ka bere fillimisht vdekje klinike e me pas ka nderruar jete.

Informacioni i spitalit:

Lorenzo Calabreze i datelindjes 16.07.2005 Lindur ne Bisciglie te Italise,i ardhur ne qytetin e Sarandes me date 08.07.2018 me nje grup te organizuar prej 80 personash ,te cilet ishin vendosur ne Resortin Boungainville Bay Saranda,diten e sotme kishin planifikuar per te shkuar ne Korfuz,ne oren 8e 48 min eshte thirrur urgjenca e Spitalit Sarande nga Porti Sarande.
Ne oren 8 e 50 min eshte nisur Ambulanca prej Spitalit,dhe ne oren 8 e 58 min eshte sjelle ne spital,ne viziten e pare midriaz e shprehur pa shenja vitale jete pa puls dhe pa tension.
I eshte filluar Reanimimi i menjehershem ,elektrokardiograma e pare rezultoi me fibrilacion ventrikular dhe ne vazhdim pavaresisht se femija ishte pa shenja jete eshte vazhduar dhenia e ndihmes per 60 min ne prani te dy reanimatoreve,kardiologes te drejtorit dhe nendrejtorit qe te dy mjek,pediatrit dhe dy mjek te urgjences.Femijes i eshte bere goditje elektrike eshte intubuar dhe jane dhene gjithe medikamentet sipas protokollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *