Ekstradohen edhe dy gylenistë nga Azerbajxhani dhe Ukraina në Turqi

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) solli në Turqi dy pjesëtarë të lartë të organizatës FETO, të cilën pushteti i Erdoganit e cilëson si terroriste.

Ekstradimi ka ndodhur nga Azerbajxhani dhe Ukraina, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.
Deportime të tilla kishin ndodhur edhe prej Kosovës, ku gjashtë pjesëtarë të kësaj organizate u dërguan në Turqi me kërkesë të shtetit të Turqisë. Kjo ishte bërë temë debati në Kosovë, pasi u cilësua si ndërhyrje e shtetit të Turqisë në punët e brendshme të Kosovës.

 

Për këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk ka qenë i informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *