E papritur, Pakult drejt shkarkimit nga Kukësi. Ja arsyeja

Peter Pakult është thuajse i larguar nga Kukësi. Mësohet se pas një përplasjeje që ka pasur me presidentin Safet Gjici, austriaku i ka mbyllur llogaritë me nënkampikonët.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se kjo përplasje është akumuluar me kalimin e javëve dhe ka të bëjë më së shumti me lëvizjet e tepruara në merkato.

Sipas “Panorama Sport”, Gjicin nuk e kanë bindur fort blerjet e bëra gjatë verës dhe kur ka parë më pas edhe paraqitjen që bëri skuadra e tij kundër maltezëve të Valetës, ka nisur t’i kërkojë llogari trajnerit.

Pakult nuk ka duruar, edhe ia ka sqaruar presidentit se për afrimet kërkohet koha e duhur që të shprehin realisht vlerat që kanë.

Mësohet se sot në mbrëmje ata kanë pasur një debat mes tyre dhe nesër pritet zyrtarizimi i divorcit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *