Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë duke u martuar në një ceremoni në Miami me partnerin cek, Jakub. 

Edhe pse është munduar të harrojë të kaluarën, publiku ia kujton vazhdimisht. Një ndjekës i mikeshës së saj Xhesika Berberi e ka pyetur nëse do martohej me ish-in e Afërditës, Shpat Kasapin.

Ajo gjeti mënyrën më të bukur për ta refuzuar, duke treguar se është mikeshë me Afërditën dhe ruan rregullin e shoqërisë. Përgjigjen e shoqëroi me një fotografi ku shfaqeshin të dyja të habitura.