Denoncimi / Terror policor në Lezhë, qytetari në burg prej 3 ditësh, arrestimi i paligjshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Lezha drejtuar ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ka denoncuar mbajtjen pa të drejtë prej 3 ditësh në burg të shtetasit Gjin Uku.

Në mesazh evidentohet arrestimi i paligjshëm i këtij qytetari dhe i kërkohet Ministrit të Brendshëm Xhafaj lirimi i tij i menjëhershëm dhe kthimi pranë familjes.

Ja mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Berisha  

Denoncohet terrori policesk i Fatzi Droges ne Lezhe!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirdita zoti ministër,

Sot banda e policise në Lezhe ka ndalu nje “kriminel te rrezikshem” baxhanakun tim duke çu nusen e ti ne punë.
Fukarej te shkundur pa asnje shprese fale qeverise tuaj te korruptuar dhe te rrezikshme,ky kriminel i uritur baxhanaku im po udhetonte me nje motorçiklet te vjeter por jo te vjedhur pronë e vetme e tija.

Ka 3 dite qe eshte ne burg babai 3 femive dhe qytetari i varfer po i ndershem Gjin Uku!

Kjo jo vetem qe shkel te drejtat e njeriut po ju ban edhe ju me faj zoti Xhafa per kto arrestime te jashteligjeshme duke vertetuar etiketimet apo pershkrimet per te kalumen tuaj.

Kerkoj urgjentisht te lirohet i arrestuari padrejtesisht zoti Gjin Uku dhe ti jepet ndihma siç e lejon ligji dhe të kthehet një orë e më parë pranë familjes së tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *