Çfarë po ndodh?! Arrestohet pornostarja që e akuzoi për ngacmime seksuale presidentin Trump

Pornostarja, emri i të cilit është Stephanie Cliffords, u arrestua në Columbus të Ohios për lejimin e një klienti ta prekë gjatë performancës së saj, tha avokati i saj, Michael Avenatti.

Një video e postuar nga Associated Press, shfaqi dy oficerë policie që e shoqëronin atë nga një furgon policor në një burg në qytet.

Stormy Daniels, e veshur me xhup dhe pantallona, shihet me duart e lidhura pas shpinës dhe me kokë duke shikuar dyshemenë.

Pasi u dërgua në burg, Daniels pagoi 6,054 dollarë në formë të garancie dhe u lirua më vonë, njoftoi CNN duke cituar dokumentet e gjykatës.

Sipas ligjit të Ohios, kushdo që nuk është anëtar i familjes, i ndalohet të prekë një balerinë lakuriq ose gjysmë nudo në ndonjë klub, duke përfshirë edhe parkingun, sipas The Dispatch Columbus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *