Burri pret thonjtë, e pabesueshme gjatësia e tyre

E pra, ky është Sridhar Chillal – dhe ai ka rritur thonjtë në dorën e tij të majtë për 66 vjet. Më 17 nëntor 2014 ai vendosi rekordin Guinness për thonjtë më të gjatë në botë. Thonjtë e dorës së djathtë i kishte shkurtuar në mënyrë që të mund të punojë dhe të kryej detyra të përditshme, transmeton Lajmi.net

Sipas Rekordeve Botërore të Guinnessit, kur u matën thonjtë në dorën e majtë, ato ishin 909.6 cm të gjata në total, që është përafërisisht e njëjtë me atë të një autobusi në Londër.

Por tani shikoni! Ai ka prerë dhe i ka dërguar ata në muzeun e gjërave të çuditshme në Neë York të SHBA-ve. Për shkak se thonjtë ishin shumë të rëndë ai tani ka probleme të përherëshme me dorën e tij të majtë edhe pse i ka prerë ato. Ai nuk mund të hapë dorën nga një pozicion i mbyllur dhe nuk mund të përkulë gishtat.

Ky është momenti që më në fund i tha lamtumirë thonjëve të tij rekord. Ata ishin aq të trashë sa duhej të përdorej një mjet i veçantë prerës për t’i larguar. Kur u pyet nga Guinness Ëorld Records se sa kujdes duhej t’i kushtonte thonjëve ai tregoi se ishin shumë të ndjeshëm dhe duhej të kujdesej për ta gjersa flinte.

Tani këtu ai është admiruar thonjtë e tij kanë thyer rekordin. Ai që nga mosha 14 vjeçare nuk i ka prerë asnjëherë thonjtë e tij në dorën e majtë dhe kështu ka arritur të thejë rekordin Guinness.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *