VIDEO/ Si mashtron Veliaj banorët e Tiranës, vendos koshat për 48 orë më pas ua merr…

Para dy ditësh mediat transmetuan një kronikë nga investimet dhe punët e mira që Bashkia e drejtuar nga Erjon Veliaj po bën në Tiranë. Kronika bënte fjalë për disa kosha që Bashkia e Tiranës kishte vendosur në një nga lagjet e kryeqytetit.

Deri këtu gjithçka shkon mirë. Por sot, Bashkia e Tiranës, vendosi të heqë koshat. Një automjet i Bashkisë hoqi koshat nga zona ku ishin vendosur dy ditë më parë dhe u përgatitën kronikat për punët e mira të Bashkisë, për tu zhvendosur në një tjetër zonë.

Koshat duket se do të vendosen provizorisht në një tjetër lagje, për tu bërë një tjetër kronikë, e cila do të jepet në media, si një tjetër investim i institucionit që drejtohet nga Erjon Veliaj.

Siç duket kryebashkiaku po aplikon metodën e koshave shëtitës, nga një lagje në tjetrën. Për më shumë gjykoni vetë se çka ndodhur dhe metodën sesi Veliaj po mban të pastër Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *