Situata ekonomike/ Gjosha: Për të dalë nga kjo krizë e thellë duhet …

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka cilësuar kaotike situatën ekonom ike ku ndodhet Shqipëria. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Gjosha shkruan se qytetarët shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, ku çdo ditë rritet numri i personave që marrin me listë.

Sipas saj e vetmja zgjidhje për të dalë nnga kjo situatë është bashkimi kombëtar.

Ja postimi i Gjoshës:

I gjithë vendi duket sikur është përfshirë nga një kolaps total, ku asgjë nuk funksionon më dhe ku shpresat shuhen çdo ditë.

Biznesi po kalon nje situatë depresive, me taksa të papërballueshme dhe në përballje me një treg jo të drejtë në konkurrencë dhe në konsum. Duket sikur i vetmi premtim i mbajtur i kësaj qeverie mbetet rritja e të ardhurave nëpërmjet gjobave që po i merr frymën ekonomisë së vendit.

Qytetarët shtojnë listat në marketet e lagjeve, edhe me ato pak të ardhura që mund t’i përdornin për të ushqyer familjen, tani janë të detyruar t’i paguajnë taksa, taksë për pronën, taksë për arsimin, taksë për ndërtesën, taksë për infrastrukturën etj. Edhe pse të kamufluara në faturën e ujit dhe të energjisë, ato rëndojnë çdo ditë në xhepat e shqiptarëve.

Institucionet e shtetit kanë ngrirë, nuk ka më asnjë shërbim, asnjë zyrë shtetërore nuk funksionon. Administrata e mbërthyer në frikë dhe pasiguri nuk firmos më asnjë shkresë. Të trokasësh në zyrat e shtetit do të thotë të mos marrësh asnjë herë zgjidhje!

Nën delirin e pushtetit sot po rrëmbehet prona publike. Ligjet shkruhen për të favorizuar individë dhe jo për të rregulluar sistemin. Shfaqja me Teatrin Kombëtar është vetëm fillimi i rrënimit dhe grabitjes së shtetit.

Rinia është e pashpresë, 1 në 2 të rinj kërkon të zgjedhë një tjetër alternativë për të ndertuar jetën. Në vizionin e tyre Shqipëria mbetet e vakët dhe ofron shumë pak!

Duket se depresioni qeveritar tashmë ka mbërthyer gjithë shoqërinë. Kjo është dhimbja më e madhe e këtij kombi por që kërkon kuraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *