Mjekët dermatologë japin këshilla për lëkuren gjatë ditëve me diell/ Ja ç’duhet të bëni

Stina e verës, me temperaturat e larta dhe frekuentimin e plazhit, kërkon dhe mbrojtjen nga ndikimi i tyre në shëndet dhe lëkurë. Mjekët dermatologë theksojnë se pushimi në plazh duhet të shoqërohet edhe me masat mbrojtëse nga dielli për të mbrojtur lëkurën.

Tharja e lëkurës, acarimi i kapilarëve të gjakut në sipërfaqe të saj, shfaqja dhe theksimi i njollave në fytyrë, por dhe kanceri i lëkurës e plakja e parakohshme, janë disa nga problemet që shfaqen gjatë stinës së verës.

Mjekët rekomandojnë konsumimin e ujit për t’a mbajtur trupin dhe lëkurën të hidratuar gjatë verës, sidomos sezonit të plazhit. Ndërsa hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm, dermatologët thonë se aplikimi i kremrave mbrojtës ndaj diellit është i domosdoshëm për të shmangur djegiet dhe dëmtimet e lëkurës.

“Aplikoni krem kundër diellit së paku 15 minuta para se të dilni jashtë në diell”, këshillojnë dermatologët, sipas të cilëve, është i rekomandueshëm aplikimi i tij çdo 1 orë për t’iu shmangur njollave. Kremrat mbrojtës SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 60 minuta, sigurojnë mbrojtje nga rrezet UVB, ndryshe rreze djegëse. M ë të rrezikshme janë rrezet UVA, të cilat kanë një gjatësi vale më të madhe se rrezet UVB dhe që depërtojnë dhe xhamin e shkaktojnë plakje të parakohshme/kancer të lëkurës.lekura-dielli-c1200x600

Mbrojtësit ndaj diellit gjenden në formën e kremit për fytyrën dhe qumështin e vajrave për trupin. Përdorimi i tyre rekomandohet në varësi të tipit të lëkurës, ndërsa për fytyrën nevojiten kremra me SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 90 minuta, pavarësisht rezistencës së tyre ndaj ujit.

Për shkak se lëkura është më e prirë për t’u djegur në mesditë, për shkak të diellit të fortë, është e rekomandueshme dalja në plazh në orët e paradites apo dhe të mbrëmjes.

Një tjetër sekret i kujdesit në plazh është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolet, por edhe përdorimi i kapeles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *