Meret peng dhe dhunohet për 3 orë 25 vjeçari! Detajet

Një 25-vjeçar është marrë peng për rreth 3 orë për motive që ende nuk bëhen të ditura nga policia. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë ku shtetasi A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë, i ka hequr lirinë të riut me iniciale D.Gj., mbi të cilin ka ushtruar dhunë në bashkëpunim me persona të tjerë.

Policia njofton se 19-vjeçari është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *